Lexuar së fundi 27/11/2026, 20:53

Kursi i këmbimit i Bankës së Shqipërisë

Kursi zyrtar i referencës, i publikuar nga banka qendrore një herë në ditë pune, krah mesatares që bankat dhe këmbimoret jepnin në të njëjtin moment.

1 EUR
89.76
lekë
1 USD
81.89
lekë
1 GBP
107.47
lekë
1 CHF
97.98
lekë

Kursi zyrtar sot, valutë për valutë

Lekë për 1 njësi valutë. Kolona e dytë është mesatarja e blerjes dhe e shitjes nga burimet e tjera që ndjekim, në të njëjtin lexim.

Valuta Kursi zyrtar Në treg (blerje – shitje)
EUR
89.76 88.76 – 90.58
USD
81.89 80.57 – 83.08
GBP
107.47 105.68 – 108.77
CHF
97.98 96.36 – 99.47
CAD
57.51 56.28 – 58.78
AUD
54.64 53.11 – 55.76
SEK
8.020 6.907 – 7.790
NOK
8.420 6.877 – 7.820
TRY
1.61 1.57 – 1.76
JPY
0.513 0.507 – 0.539
RUB
0.996 0.840 – 0.940
MKD
1.460 1.428 – 1.497
DKK
12.01 10.03 – 11.24
CZK
3.670 3.621 – 3.974

Banka e Shqipërisë publikon kurs zyrtar për 14 nga 20 valutat që ndjekim. Për të tjerat faqja tregon vetëm kurset e tregut.

Çfarë është kursi zyrtar

Banka e Shqipërisë e fikson kursin zyrtar nga tregu ndërbankar të mëngjesit dhe e publikon çdo ditë pune, rreth mesditës. Qëndron i njëjtë deri ditën tjetër të punës.

Blerja dhe shitja janë i njëjti numër. Banka qendrore nuk këmben para me publikun — kursi i saj është pikë referimi për kontabilitet, raportim financiar dhe kontrata ku çmimi është shprehur në valutë.

Numrat në këtë faqe lexohen nga faqja e kursit zyrtar të bankës, çdo 15 minuta. Aty ku banka kuoton për njëqind njësi — jeni dhe rubla — ne e kthejmë në lekë për 1 njësi, si gjithë faqja.

Pse sporteli jep një numër tjetër

Ora. Kursi zyrtar fiksohet në mëngjes; tregu vazhdon të lëvizë gjithë ditën.

Marzhi. Kushdo që këmben para blen më lirë dhe shet më shtrenjtë. Diferenca mes dy kurseve është fitimi i tij, dhe është arsyeja pse kursi zyrtar bie zakonisht mes të dyve.

Kostoja. Një këmbimore ka kosto më të ulët se një bankë, kështu që shpesh qëndron më pranë kursit zyrtar. Sa më pranë, e tregon faqja kryesore burim për burim.

Sa rrallë këmbehet. Sa më pak e kërkuar një valutë, aq më larg kursit zyrtar e mban tregu. Krahasoni në tabelë dy rreshta: euron dhe koronën suedeze.

Shpjegimin e plotë, me shembull, e kemi te guida për kursin zyrtar.

Pyetje të shpeshta për kursin zyrtar

Sa është kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë sot?

Tabela më sipër e tregon valutë për valutë, me kursin e lexuar së fundi nga faqja e bankës qendrore. Blerja dhe shitja janë i njëjti numër, sepse kursi zyrtar është pikë referimi dhe nuk ka marzh. Kolona tjetër tregon se çfarë jepte tregu në të njëjtin moment.

Pse kursi zyrtar nuk ka një kurs blerjeje dhe një kurs shitjeje?

Sepse nuk është një ofertë. Banka e Shqipërisë nuk këmben para me publikun: publikon një kurs të vetëm referimi, që përdoret për kontabilitet, raportim dhe kontrata ku çmimi është në valutë. Kushdo që këmben para ka dy kurse — një me të cilin blen valutën dhe një me të cilin e shet — dhe diferenca mes tyre është fitimi i tij.

Sa shpesh ndryshon kursi zyrtar?

Një herë në ditë pune. Banka e Shqipërisë e fikson nga tregu ndërbankar të mëngjesit dhe e publikon rreth mesditës; pastaj qëndron i njëjtë deri ditën tjetër të punës, edhe në fundjavë dhe në festa. Ne e lexojmë faqen e bankës çdo 15 minuta, kështu që kursi i ri shfaqet këtu sapo publikohet.

A mund të këmbej para me kursin zyrtar?

Jo. Kursi zyrtar është referencë, jo çmim sporteli. Për të parë se ku këmbehet më mirë në këtë moment, faqja kryesore krahason bankat dhe këmbimoret njëra pas tjetrës, dhe konvertuesi e llogarit shumën tuaj te secila.

Shiko gjithashtu

Kurset e këmbimit sot Kurset e Iliria98 Lek Euro Lek Dollar Konvertuesi Grafiku i kursit zyrtar Burimet dhe metoda